![]() |
| Fitnete Bashota Krasniqi |
NJË DITË
Një ditë do ti sjelli shpirtit tim qetësi
e plagët e acaruara do i mbyllë ngadalë
me urtësinë e butë
do e mbuloij me dy duart
e fatit do t'i buzëqeshi!
Një ditë dhembjes plagët do ja paqësoi
rrjedhën lotëve do ja ndaloi
me furtunën e suferinës
në heshtje vetëm zotit do ja shpaloi!
Një ditë për hatrin tim
shtojzovallet do të fluturojnë atje përmbi re
e do të ulen nën hijen e pemëve
gurgullimen e liqeneve
derisa shpirti të më qetësohet
e syt të më shkëlqejnë nga pahu i yjeve!
Një ditë shpirtin tim do e ushqej
me nektarin e luleve nëpër stinë
se do të ikin vitet e dhembjes
e ditë të mira do të vijnë!
TOKA IME
Toka ime si rrugë shpirti m'foli
E friksuar
E tronditur
Nga hapat e mi të ngadalshëm
e të zhavrritur.
Ajo më buzëqeshi
më dhuroi lulet e livadheve
erën e bahçeve- misër e grurë
ma mbushi prehërin e shpirtit plot thane
e kulumrie,
që i kam ngrënë nga ajo dikur.
Ajo m'foli me dashuri,
më njohu nga fjongat e flokëve të rinisë'
më njohu nga buzëqeshja e pastër e padjallëzisë.
Ajo më mbështolli në gjirin e saj ne dashuri,
ajo qau bashkë me mua,
i thamë njëra -tjetrës sa shumë kemi ndryshu'
Asaj bari, ferrat, shtigjet ia kishin mbulu
na kishin mplakur vitet- bashkë me mu .
KUR ZBARDHI DRITA
Kur zbardhi drita, të gjithë ishim duke frymuar,
duar e këmbë në baltë , e syt na ishin rënduar
po trupi i lodhur, i rraskapitur mbi tokë kishte pushuar,
për zjarrin , tmerrin që pamë atë natë-
dëshimtare ju bëra edhe unë, lisave të gjatë!
Aty në mal ishte një lis i vjetër
edhe ati predhat degët ja kishin rjepur,.!
Po kishte rrënjë të forta- kurorë u bë për ne
na sillte flladin e malit e na shtronte - një shpresë të re!!
Kur zbardhi drita , nisëm një rrugë të gjatë,
këmbë zbathur, pa bukë pa ujë - veq ëndrrat e lirisë që ishin imagjinatë.,
Ecëm nën grykën e tankeve e plumbave të huaj ,
që u tallën gjithë ditën e gjatë'
po që të na rroknin jo s' patën fat!
Me kokë mbrapa, e zemër djegur, ecëm gjatë
I thamë vetes:" Të fortë do rrimë!"
e kapërcyem edhe lumin , lotët i përbim.
Kur erdhi terri i lamë yjet të flasin...
Se lufta na shpërndau na bëri copë-copë
por kjo histori e trisht nuk harrohet dot!

No comments:
Post a Comment