DIELL MBI DET
1.
Rrëzë Shkëmbit të Kavajës
Buzë detit Adriatik
Agimi lindte
lot rrezatim
Lindte,
Mëngjesi
Ngjasonte,
Në Artin e së Bukurës...
Tryeza njëtrajtëshe
E rrethuar mes miqsh,
Kafetë makiato të shijshme
Bashkëbisedimi,
Kaltërsisë që rrethonte
Shtonin bukurinë...
2.
Dhe,
Vinte dielli përcëllues,
Deti me dallgë të çartura,
Ngazëllimi i fëmijëve
Thyente ashpërsinë.
Dikur-
Dielli i lodhur nga kaptimi nëpër vapë,
Shuhej
Në pafundësinë e detit.
3.
Mbrëmja
Vinte heshturazi
Dhe mbulonte qytetin
Me dritat e shkëlqimta,
Horizontit i dhuronte
Shpirtin e çiltër të saj.
Prapë -
Nën pemët hijerënda,
Por tepër të bukura,
Dëgjohej cikërrimë gotash
Shpalosej magjia e fjalës...
Fundgusht 2021

No comments:
Post a Comment