Poezi

Saturday, November 8, 2025

Bianka DUSHAJ : Buqetë poetike

Bianca DUSHAJ











YJET NUMËROJ


Orët ikin një nga një

Gjumë në sy unë nuk po vë

Zemra rreh si e çmendur

Rri e mendoj si një e trembur.


Sa i ëmbël ai përqafim

Që ma le si një kujtim

Sa herë që unë e mendoj

Dua përsëri të të përqafoj.


Kujtim që vjen si një valë deti

Mall e imazh mua më mbeti

Kur e kujtoj më sjell veç paqe

Sa herë ëndërroj ledhat në faqe.


E dehur jam nga emocioni

Yjet i numëroj nga pasioni

E përqafuar me ty ëndërroj të rri

Gjallë ta mbajmë të tonën dashuri....



I DREJT MË ZEMËR TE MADHE


Sa më i drejtë të jesh sot

Aq budalla të bën kjo botë

Kur ti sillesh me të mira

Për dobësi ta merr shoqëria


Hej medet ç'far bëhet kështu? 

Kur doni me e kuptu?

Se në jetë ka plot mirësi

Mos i trajtoni me djallëzi


Një njeri me zemër të madhe

Ka ngrohtësi e gjendet rrallë

Mbaje afër dhe vlerësoje

Ç'far nuk din nga ai mësoje....


BIJTË E SHQIPES

Fluturo o shqipe e lirë

Rrënjët i kemi të kësaj toke nga motë

Ne jemi të besës e të mirë

Që na respekton çdo shtet në botë


Tokës mëmë i themi Shqipëri

Nuk e harrojmë sado të jemi larg

Le ti dalim për zot e ta kemi për krenari 

Tok me

 shqiponjën të fluturojmë në varg


Të bashkuar le të festojmë

Festat e Nëntorit të lirisë

Ngritjen e flamurit në Vlorë

Ta valëvisim për nderë të Pamëvarësise...


KUR ZHGËNJEHESH


Në jetë jam shumë e zhgënjyer

Nga ata që kurrë për ta nuk jam kursyer

Ju fala zemrën me plot pastërti

E sot më flasin me plot ironi.


Nga zhgënjimi mëndjen në vend e solla

Në derën e shpirtit prita e përcolla

Që kur hyre ti,ty dhe veten njoha

Me zhgënjimin tënd m'u prish edhe koha.


Durimi m'u sos e të thashë veç ndal

Zotin kemi gjykatës ai le të të fal

Që unë të qëndroj e të njoh veten time

Ikë zhgënjim nga mua kjo është jeta ime.....

No comments:

Post a Comment