Sunday, April 16, 2023

Agim GASHI - Poezi satirike

Agim GASHI

 













NASTRADINI NË RROJTORE


Nastradin Hoxha
duke u rruar te një berber,
– nga brisku i topitur
shumë kishte vuajtur një herë.

Nga dhëmbjet gjatë rrojës
si zihej vendi ven’ ,
n’atë kohë afër rrojtorës
shumë bertiti një qen.

Nastradini i tha berberit
rrojës s’po ia dishe renin,
po dile e shih për jashta
mos po e rruajn dhe qenin!

 

“HOXHE”- FALLTORI

Njera thote s’po i besoj burrit
– po dyshoj ne tratheti ,
“hoxha” i thotë nuk ka faj burri
– mëxhi t’kanë bërë motra e ti’.

Tjetra thotë nuk mund te fle
s’i mbyll syte sa është nata ,
ke të “bame”- i thotë hoxha
t’ka bërë mëxhi i thote kunata .

Tjetri thotë se në biznis
nuk më shkojna punët mbarë,
nuk ke fai – i thotë hoxha
– mëxhi t’ka bërë fqiu i parë .

Hallexhinjët presin në radhë
– para derdhin si ujë në deti ,
hoxha hallet nuk po ua hjek
por po i prish edhe mes veti.

Nuk ka njeri pa probleme
– nuk ka njeri përpa halle,
zgjedhjën kërkone brenda jush
asgjë nuk zgjedhët me falle…!

 

TALLAVA SHTET

Tallava në ndertim
tallava n’infrastruktur,
tallava në punësim
tallava në kulturë.

Tallava në jetë
tallava në muzikë
tallava në rrugë
tallava n’politikë.

Tallava në fshat
tallava në qytet,
tallava në shkolla
tallava n’Universitet.

Tallava në punë
tallava në poezi
tallava në Komunë
tallava në ministri.

Mos u brengos m’thotë
një ditë- axha Met,
se dhe vet Kosova
është tallava shtet !!!

 

KOHË E PAKOHË

Jetojmë n’kohë te vështirë
jetojmë ne kohë – pa kohë,
se i shkon fytyra
askush s’e ka dro’ !

Kush s’mendon për nder
veq xhepat si me i mbush,
– del femra në rrugë
gji e kërthizë n’fushë.

spini është bërë patriot –
patrioti është “bërë” spiun,
populli merret me politikë
politikani s’shihet askun’ !

Intelektuali në shtëpi
analfabeti në pushtet,
punëtori – pa bukë
hajni pushon në det !

Vlerat në fund te pusit
antivlerat në sipërfaqe ,
mburrën te pafytyrët
që edhe ata kanë faqe !

Dashuri s’ka në zemra
– janë mbush plot inat ,
nuk kanë bukë për darkë
– shtëpit në shumë kat .

Shpesh më vije t’shajë
dhe të mallkojë jetën,
sepse në këtë rrëmujë
më s’po e njoh as vetën!!!

 

KUSH JEMI NE…

(I shkruaj këto vargje i mllefosur
shpirt e zemer i sakatosur)


Ne ndër shekuj ishim pa nda’
Qengj për ukun – ujk për vëlla!

E kanë thënë t’vjetrit drejtë
– Lisin e çky’n pyka e vet.

Ka pas thënë një plak i mirë
E kem vështirë te jetojmë t’lirë

Se jemi mësuar nën robëri
– Me na ndejt gjeraqina mbi kry’

Kur një vëlla del i parë
Ne e shpallim vet tradhtar.

Me ndërskamëza e ngatërresa
Ia shtrojmë rrugën me pengesa.

Andaj kam dro’ dhe frike
– Larg jemi të dalim n’dritë.

Se si po shihet jemi hala –
Qengj për ujkun – ujk per vëlla!!!



 "PATRIOTI" ME BATERIA...

Sa i urtë që ishe
Në sistemin komunist,
Bubrrecat si shkelje
Ishe - pacifist!

Kishe punë te mirë
Me meditje e rroga,
Për te tjerët qe vuanin
Nuk të dhimbte koka.

Tash je bërë i zëshem
Tash je bërë i gjallë,
S'le kend pa e kritiku
S'le kend pa e sharë.

Je ber (b)analist
Je bërë dhe poet,
Harron kush ke qen
Te duket vehtja mbret.

Tash ke nderruar gëzofin
- je bërë patriot,
Veq ti ke të drejt
Mendja ty ta thotë.

Shpejt do t'griset gēzofi
Se s'qendron gjithë jetën,
Kot ,s'i gënjen tjerët
- E gënjenë veq vehtën!!!

Antaly,24.09.'17



 JETA NDËRTON SHKALLË...

Dje kishe mundësi
Te ma zgjatje dorën,
Kur me lis në shpinë
- Mezi qaja borën.

Pak te dukej ajo
Me doje te ngrirê,
Por që do se jeta
S'plotëson çdo deshirë.

Ah jeta...
Kësaj i qofshim falë,
Me perpjetëza e tatpjeta
- Ajo mbaron shkallë.

Tash që ke renë poshtë
- Të është ndalë rrota,
çdo gjë t'duket mbrapsht
Mbrapshtë t'sillët dhe bota.

Por unë s'jam si ti
Më dhimbsesh si je katandisë,
Se nuk është e lehtë
Më ra prej lartësisë.

Ate që thotë zemra
Ma thotë edhe goja,
Unë do ta zgjas dorën
- Kur te jetë nevoja!!!

Antaly 22.09.'17


Tuesday, October 19, 2021

Mehmet Rrema - Duke dëgjuar Radio Vlerën


 DUKE DËGJUAR RADIO VLERËN

E dëgjoj me shumë ëndje emisionin "Pesha  e Fjalës" në Radio Vlera e cila ndodhet në Saint-Louis,Alsace France me Kryeredaktorin e radios Agim Gashi.


E kisha parë shpesh logon e kësajë radjoje, por ngaqë nuk jam shumë pratik me këto gjërat e internetit, nuk i jepja shumë rëndësi, duke e quajtur një reklamë të zakonëshme,  si shumë të tjera.Nuk doja as ta provoja për të mos shpenzuar byt-tët. Duke qenë një radio, besoja se të paktën do të ketë nga ajo muzika tallava, e cila për dreq na çan veshët sa herë dalim në rrugë, ku ose një makinë, ose shitësit e kasetave apo në ndonjë lokak, do të dëgjosh muzikë greke, sllave, turke,arabe, tallava shqiptare që nuk merret vesh kujt kombi i takon. 

Një mbrëmje rastësisht, seç më shtyri të provoj. Thashë të shikoj çfar vlerash do të na shesë kjo radjo. Mendova se edhe kjo do të thoshte po ju japim muzikë sipas standarteve evropiane, siç thonë televizionet tona në Shqipëri ku standartet evropiane dhe ata euroatllantike janë apotheozë e ditës. 

E hapa dhe dëgjova zërin e moderatorit. Nuk e njihja dhe nuk dija kush është Agim Gashi. Pasi përmendi dy tre emëra, duke i përshëndetur dha një këngë kënduar nga i pazëvëndësueshmi Qamili i Vogël. E dëgjova me shumë ëndje. Thashë me vete kjo po që është këngë, është vlerë. Bravo, po ku e paska gjetur. I harrova byt-tët. Vazhdova të dëgjoj i kënaqur . Sa mbaroi kënga, nuk di sa të tjera do të kishte transmetuar, Kryeredaktori Agim Gashi tha: Tani ia kalojmë linjën koleges mikes tonë Moderatores Lili. 

- Linja për ju Lili!

- Faleminderit kolegu Agim u përgjigj tjetra.Një zë i ëmbël, i kthjelltë dhe i vendosur.Tani kalojmë në poezinë e radhës, tha. Një poezi nga poeti te cilit e adhuroj shume si poet Bedri Dula.Këtë poet e kisha prej kohësh në grupin e miqëve të mi të nderuar. Poezi të bukura, poezi që të ngazëllejnë. Thashë të shikoj kush do të recitojë.Poezi të bukura, poezi që të ngazëllejnë. Thashë të shikoj kush do të recitojë. Nuk e dija se recituesja do të ishte vetë kjo Lirija. Nisi të recitoi. Një interpretim mjaft i bukur. Një recitim që të mbërthen ta dëgjosh e të bën të thuash ishall) a kjo poezi të jetë sa më e gjatë, të zgjasë për të dëgjuar jo vetëm poezinë, po dhe interpretimin. Interpretimi më çoi në vitet e largëta kur shkoja në teatrin kombëtar, aty ku interpretonin aktoret e mëdha, Tinka, Violeta, Margarita  e artistë të tjerë të mëdhenj. Thashë me vete. Ta hajë dreqi edhe këtë punë! Një artiste e tillë, të emigrojë, kur shumë bukur mund të interpretonte në teatrin tonë në Tiranë. Ee, u mundova të qetësoj veten. Sa djem e vajza, sa artistë, sa specislistë të të gjitha degëve. Eh, thash. Edhe kjo si shumë të tjerë me këtë zë, me këtë diksion me këtë interpretim plot pasion, ka për të zënë ndonjë vend të merituar. Pasi mbaroi poezinë e parë tha: Dhe tani një poezi nga Haxhi Muhaxheri, Jahe Fida, Remzi Limani ,dhe dy të tjerë. Interpretim i përsosur. Përveç që poezitë ishin të bukura, gjë që më bëri të mendoj se kjo radio, nuk qenka një radio tallava, po një radio me vlerë. Vlera e saj duke që në përzgjedhjen e materialit, dhe në seriozitetin e interpretimit. Shyqyr thashë. Nuk kemi radio Tiranën, që të na përcjellë vlerat e vërteta kombëtare, por kur vlerat ekzistojnë, diku do të dalin. Ashtu siç lulja e çan dëborën dhe del, edhe vlerat po të jenë do të shfaqen diku, dhe ja kjo diku na doli tek  Radio Vlera. 

Nuk janë vipat që dalin nëpër televizione e tregojnë historitë e tyre të suksesevr, por është një zonjë e thjeshtë me diakekt shkodran, por që kur interpreton përdor shqipen e njësuar, dhe bukur. Linjën e mori përsëri Agimi. Nuk  dija ku është kjo radio. Por mënyra se si e kishin organizuar më pëlqeu. E ndoqa deri në fund. Qe vërtetë një program që përhapte vlera. Në fund njoftuan mbylljen dhe lanë takim me dëgjuesit të premten në orën... E prita të premten me pa durim. Dija ta ndjek nga fillimi këtë program të bukur, me këto drejtues dhe interpretues të përkryer. Ashtu bëra. E premtja edhi dhe unë u vendosa të degjoj radion. Radio Vlera. Radio që përhap vlera. Kërkova të mësoj  ku ndodhet kjo radio, pasi emërat e drejtuesve të emisionit Agim Gashi e Lirije Bimi, i mësova nëpërmjet interpretimit. Nuk ngurrova dhe i kërkova miqësi në fb. Ua kërkova vetëm për interpretimin e drejtimin  e bukur të këtij programi. U bëra mik virtual me këta dy drejtues.Vazhdoj prej kohësh të ndjek emisionet e bukura të Radio Vlerës. 

Ndjek me shumë dëshirë interpretimin e aktores së talentuar Lirije Bimi. Një zë timbues, me diksion të pastër, interpretim me pasion. Ajo zgjedh dhe promovon poezi nga shumë poetë, duke zgjedhur poezitë më të mira dhe për dy orë rresht, bashkë me moderatorin Agim Gashi nëpërmes valëve të kësajë radioje përhapin pjesë nga kultura jonë kombëtate. Me sa mesova dhe Kryeredaktori i Radios  Agim Gashi ishte poet .Jam i bindur që dëgjuesit shtohen çdo ditë sepse mjafto të dëgjosh një herë zërin e aktores Lirie Bini dhe ke për ta ndjekur çdo herë edhe nëse nuk je poet, edhe nëse nuk ke poezitë tuaja për t'u interpretuar.  Më tej po nëpërmes fb mësova se Lirija ishte dhe  poete. Kam lexuar shumë poezi të sajë, të clat ajo rrallë i publiko. Me shumë modesti të thotë se ndoshta nuk janë të bukura, ndërsa unë them që janë shumë të bukura. Poetja dhe interpretuesja Lirije Bimi edhe pse për dy orë në çdo të prente nuk lodhet duke interpretuar me pasion poezitë e të tjerëve, poezi të sajë rrallp e pothuaj asnjë herë nuk interpreton. Kjo tregon se kjo poete dhe aktore është një zonjë modeste dhe e talentuar. Tani së fundi ka filluar me pasionin e sajë të bëjë vidjo të autiorëve të ndryshëm. I bën dhe i bën shum të bukura.

Interpreton me qetësi dhe ndjenjë duke bërë që poezitë tona, interpretuar aq bukur nga ajo, të na duken sikur nuk janë tonat apo një dorë e padukëshme i ka zbukuruar.Ajo i bën vargjet të flasin, të frymojnp, të lëvizin të ndjejnë. Si të thuash u jep shpirtë e ndjenjë me fjalët e interpretuara kaq bukur.Në punën e saj si moderatore dhe interpretuese ka fituar eksperiencë të gjatë duke punuar në radio të ndryshme si tek Zëri i Arbërit, Radio Lyra  dhe tash së fundi tek Radio Vlera

Urime poete dhe interpretuese e radio Vlerës. 

Urime poete e vlerave.

Urime dhe suksese dhe per ju miku i nderuar Krueredaktori i Radi Vlera,Agim Gashi.

Suksese në misionun tuaj të bukur të përhapjes së vlerave të bukura shqiptare.