Poezi

Tuesday, May 13, 2025

Agim GASHI - EPOPEJA E TAHIR MEHES

Agim GASHI


 











EPOPEJA E TAHIR MEHES

(Sa herë vjen 13 Mai
shkijet i merrë vaj,
në 1981 në Prekaz ,
Tahir Meha i bani gaz.)


E rethuan shkijet në pabesi

Tahir Mehen me babë tê ti'..


Por Tahiri nuk dorzohet

ne kullë t'vet fotifikohet.


Kan vendos te mbrojn oxhakun

bashkë me babën - Nebih plakun.


Amanet prej Emin Lati

për atdhe me u derdhë gjaku!


Ma mire në vorre afer ahut

se me ra ne dorë të shkaut.


Vendos baba me gjithë djalë

me një shtet luftën me kallë.


Nga frenxhija kerset pushka

nin Krysheci nin Llausha.


Tahir Meha ndrron frenxhit

- ne panik kanë ra shki't.


Në kullë paska shumë shqiptar

- s'është Nebihi vec me djalë.


Komandanti lyp perforcime

ne rrezik është dhe jeta ime.


Vijn ushtarë me pizgauera

tym baroti indihet era !


Nebih plaku po i thote djalit

Një e shenova n'lule t'ballit.


Tahiri Meha ne tjetren ane

n'gjoks shenon nje kapetan.


Keq plagoset baba Nebi

vazhdo bir mos u ndal ti!


Tahir Meha i shkon te kryt

me dorë t'vet ia mbyll syt.


Fli i qet o baba plak

tash per ty une marr hak.


N'faqe e qet pushen e gjatë

prapë një shka e lenë ratë.


Pizgauerat bartin pa ndalë

- të plagosur e të vrarë.


kalon dita po vjen terri

shkiet e shkinës i kap tmerri!


komandanti rreh telin

kerkon ndihme dhe helikopterin.


Tash dhe tanku niset drejt shpisë

- me dorëzu birin e Shqiperisë.


i bjen kullës e ia rrëxon murin

- po se mposht Tahir Burrin.


Permbi tank si vetetimë

me dy hapa del n'ledinë.


Mbi te gjuan nje ushtri

mbi lentinë Tahiri u shtri.


Ra Tahiri me baben plakë

zemrat per liri i ndizen flakë!


dhe nder breza percillet trimria

- sa t'jetë gjallë shqiptaria!


Francë,13.05.2025





Mehdi Hyseni - Vargje(aktuale)satirike

Mehdi Hyseni











SAHERË DËSHTON KUVENDI!

(Poezi satirike-refleksive)


Saherë që dështon Kuvendi,

më djeg kraharori nga nevria:

në ç’humnerë po bie vendi,

sa lart po ngjitet poshtërsia.


Saherë që dështon Kuvendi,

flas me veten e s’gjej qetësi:

sa paturpsisht trajtohet vendi,

nga kapriçiozë e faqezi.


Saherë që dështon Kuvendi,

gropë më bëhet në zemër,

sa i pavlerë po bëhet vendi,

kur po matet me një emër.


Saherë që dështon Kuvendi,

në mendje më rrinë luftëtarët,

që falë tyre u çlirua vendi,

e sot byryten në të tygjarët.


Saherë që dështon Kuvendi,

para sysh më rrinë epitafet,

mbi gurë varresh si zë vendi,

e sot përdhosen nga tarafët.


Saherë që dështon Kuvendi,

ndihem në palcë i zhgënjyer,

në ç’derexhe ka rënë vendi,

nga egocentristë të pafytyrë.


Saherë që dështon Kuvendi,

më bie për tokë imuniteti,

pse lejojmë me u dhunu vendi,

nga të çmendurit pas pushteti?!


KËSHILLË PA PAGESË

           (Humoreske)


Një këshillë për të parin,

si duhet vazhdu me skenarin

n' luftë për ta pasë kryetarin,

hiqe Albulenën, qite Xhelalin.


Si kuadër ndër ma të mirin,

provoje gjeniun Agim Bahtirin

Nëse as ky nuk e shton dozën,

propozoje Donikën a Mimozën.


Nëse as këto ciklin s’e mbyllin,

përdore ,,mulla"Haxhi Abdylin

Në qoftëse punët më tej ngecin,

si kartë rezervë, nxirre  Pecin.


Nëse as F. Peci s’të bën punë,

mos u ndal, shtyje gjer në fund

Provoje në vazhdimësi fatin,

përdori;  Bashën e Muratin.


Po s’ ndezi as ky Hekurani,

lyp ndihmë te Bibla a Kurani

Konsulto Tërnavën e Dodën,

ata me lutje ta sigurojnë votën


S'SHTON PESHË, 

AS ME RROBA VESHË!


Ulur në rresht të parë,

     e veshur me të bardhë,

           në çdo 48 orë rresht

               e peshojnë në test.

Matet e çmatet,

       s' rritet e nuk zgjatet 

           merr të njëjtin rezultat:

                pesëdhjetë e shtatë.

Nuk shton në peshë,

      as me rroba veshë,

           por për çdo matje kot

               ani se nuk merr votë

                  meditjen e merr të plotë.


E PANË KU I ÇOJ GOJA!

            (Satirë)

Po shpresoj sot, pa dyshim,

e panë ku i çoi fjala pelim

E sa kundërmuese u bë loja,

kur jashtëqitja nisi nga goja.


Politika nuk shkon me inat,

përveç votës, kërkon zanat

Po s’e mban n’kontroll inatin,

në politikë e humb primatin.


Kush ka prirje për politikë,

nuk e mbyll fjalinë me pikë,

por vazhdon... me tri pika –

përndryshe, të shkel politika.


Politika është lloj mjeshtërie:

lëmshit t’pshtjellë me i gjet fije,

me mësu gjuhën me folë but,

me tjerr holl e mos me këput.


ME NJERËZ PA MEND,

 - S’KA KUVEND!


Kuvendi s’është klinikë rehabilitimi 

për ata që kanë probleme mendore

as për ata që u mungon edukimi,

që mezi kanë mbaruar shkollën fillore.


Kuvendi s’është për ngatërrestarë

as për njerëz të prirë për përçarje

që shkelin çdo normë për të dalë të parë

që thirren në bashkim e punojnë për ndarje.


Kuvendi s’është vend për sfilatë ,

ku prezantohen trendët e modës,

ku (ç')përdridhen burrat e gratë,

nga regjisori pas perdeve të podës.


Kuvendi nuk është sallë e sportit

as arenë gladiatorësh maniakë

s’është “harem” as pronë e të fortit

as klub i përfaqësuesve endacakë.


Shtëpia e popullit, e quajtur Kuvend,

është institucion, ku hallet adresohen,

ku kërkohet, pjekuri, arsye e mend,

e jo byro, ku të papunët punësohen.


VOTA PËR RROTAÇ TË RROTA!

        (Humoreske)

Hajde, hajde mori Dudi

rrëmujë po shkon për qeveri,

i kemi punët si mos më keq,

na ranë hise dreqërit bineç.


Dreqi i parë kënaqët me kriza,

të tjerët nën të i duken miza;

me maje të gjuhës helm lëshon,

por...et  vet, e vet shkelmon.


Hiç nuk skuqet nëse të ka sha,

kur i duhesh, të mban në krah;

s’njeh parim me ardhë te vota,

veç me mbetë rrotaç te rrota.


Dreqërit tjerë janë laramanë,

as ata  tubë s’ mund i bënë,

me të parin jo, po as mesveti –

secili hyxhym e të pushteti.


Për të ardhë deri te shumica,

ulë pantollat i mban pakica;

cilado palë t’u ofron kënaqësi,

ia kryejnë punën...për qeveri.


E kanë qitë në prehër inatin

pse s’ua dha vota takatin;

me qenë vetëm afër çepit,

me ia ditë lezetin xhepit.


Kësaj here ndryshoi puna –

të dy palëve ua lëshoi guma;

po ju duhet me hy në pazar,

me nda lekun me hisedarë