![]() |
| Naser XANI |
Saturday, November 8, 2025
Naser XANI : Buqetë poetike
Bianka DUSHAJ : Buqetë poetike
![]() |
| Bianca DUSHAJ |
YJET NUMËROJ
Orët ikin një nga një
Gjumë në sy unë nuk po vë
Zemra rreh si e çmendur
Rri e mendoj si një e trembur.
Sa i ëmbël ai përqafim
Që ma le si një kujtim
Sa herë që unë e mendoj
Dua përsëri të të përqafoj.
Kujtim që vjen si një valë deti
Mall e imazh mua më mbeti
Kur e kujtoj më sjell veç paqe
Sa herë ëndërroj ledhat në faqe.
E dehur jam nga emocioni
Yjet i numëroj nga pasioni
E përqafuar me ty ëndërroj të rri
Gjallë ta mbajmë të tonën dashuri....
I DREJT MË ZEMËR TE MADHE
Sa më i drejtë të jesh sot
Aq budalla të bën kjo botë
Kur ti sillesh me të mira
Për dobësi ta merr shoqëria
Hej medet ç'far bëhet kështu?
Kur doni me e kuptu?
Se në jetë ka plot mirësi
Mos i trajtoni me djallëzi
Një njeri me zemër të madhe
Ka ngrohtësi e gjendet rrallë
Mbaje afër dhe vlerësoje
Ç'far nuk din nga ai mësoje....
BIJTË E SHQIPES
Fluturo o shqipe e lirë
Rrënjët i kemi të kësaj toke nga motë
Ne jemi të besës e të mirë
Që na respekton çdo shtet në botë
Tokës mëmë i themi Shqipëri
Nuk e harrojmë sado të jemi larg
Le ti dalim për zot e ta kemi për krenari
Tok me
shqiponjën të fluturojmë në varg
Të bashkuar le të festojmë
Festat e Nëntorit të lirisë
Ngritjen e flamurit në Vlorë
Ta valëvisim për nderë të Pamëvarësise...
KUR ZHGËNJEHESH
Në jetë jam shumë e zhgënjyer
Nga ata që kurrë për ta nuk jam kursyer
Ju fala zemrën me plot pastërti
E sot më flasin me plot ironi.
Nga zhgënjimi mëndjen në vend e solla
Në derën e shpirtit prita e përcolla
Që kur hyre ti,ty dhe veten njoha
Me zhgënjimin tënd m'u prish edhe koha.
Durimi m'u sos e të thashë veç ndal
Zotin kemi gjykatës ai le të të fal
Që unë të qëndroj e të njoh veten time
Ikë zhgënjim nga mua kjo është jeta ime.....
Ismet TAHIRAJ : Buqetë poetike
PA BORXHE PA FTIGË
Shi bie shi i imët misërishteve
Mua me hapën udhë
S’kam mbërthecka kallamishteve.
Hëna nise sosë si për dekor
Rri në qiell
Mua rrëshira s’ më djeg
Pa borxhe jam ,pa fëtigë.
S’i bëjë parulla afisheve
E mëndafshtë më endet këmisha.
Ne vete me veten ,pastrohem çdo ditë
Dal strall i vjetër bëjë veç dritë...
ZI E KEQ
Tri shkallë
Shkallmuar
Bereqetin
Tri stuhi
I futën tinëz
Ajme hanë bullgur
Që i shpërbleu
I zi ,I keqi
URITHI
Urithi
Ka hambar
Përplotë begati
Si në përrallë
Është çudi.
Ushqimi më klasifikim
I gjithë dorës së parë.
S’ka fare shqetësim
Ka tepër durim,
2.
Nuk përbalt’
Sa i ka këmbët të pastër
Sa i shkëqen gëzofi
i njëjt i mbetet
i gjithë motmoti.
Shtratin e krijoj
Pjerrtas plotë pasion
Dhëmbët e bardhë
Ndërgjithë gjitarëve
Ndihet krenar.
Lëvizë më maturi
Orë biologjike e tij….
EDHE KOMBI I THARTË TURIT
Eja te lëvrojmë arën
Se humbës jemi për mos farën.
Koha thinjët ,na truan dikush
S’jemi ketra si do kush.
Arën drojë na kallin
Nga shterpësia
Hëna na bëhet e shpërlarë tepsia
Nguca keq na bëhet fqinjësia.
Po dhe kombi na i thartë turit
Rrënjët tona na i brejnë minjtë
Fazli FERATI : Buqetë poetike
![]() |
| Fazli FERATI |
KISHA DASHTË ...
Sa kisha dashtë
n’portë
t’mos më trokisni
e as me gjuhën e shpirtit
aq ëmbël t’më flisni
Tani
mendja ma thotë
dua trokitjen tënde
aq bukur që tingëllon
edhe…
sikur vuajtja t’më kaplon
U dhashë pas teje
si lumi pas shtratit të tij
S’dua t’ju humbas
pas gjurmëve tuaja
do të vij
S'MUJ MË T'DASHTË
S’muj më t’dashtë
ty
që i do të gjithë
S’muj më t’dashtë
as ty
që s’e do askënd
Muj më t’dashtë
vetëm ty
që i do
ata që t’dojnë
MORI LETRËN
Vjen me hapa të lehtë
e thelluar në mendime
mori letrën në dorë
lexonte me ofshama e rënkime
Buzët i dridhën
e sytë iu mbushën me lot
duke kujtuar atë çast të hidhur
që i dukej sikur t'ishte sot
Në mes të rreshtave
herë pas here pushonte
me sy të përlotur
i thosha të qëndronte
E mori veten
qëndroi e fortë
raste të hidhura
mos pastë kush n'këtë botë
Kumrie SHALA : Buqetë poetike
![]() |
| Kumrie SHALA |
MË PRITË
Çdo ndarje kushton,
Çdo kohë pa ty dhemb,
Çdo qelizë rënkon
Kur mungon përqafimi yt.
Humbëm shumë kohë pa u pa,
Ëndrrat më trazojnë çdo natë,
Që nga dita që u ndamë,
Më nuk pata fat…
Pa fjalë, pa përqafime,
Jetoj çdo ditë në kujtime,
Kur do të kthehet
Buzëqeshja jote e imja?
Të vallëzojmë mbi lule,
Në fusha e male të shëtisim,
Si zogj të vegjël të ikim,
Lule më lule nektar të thithim.
Koha pa dëshirën tonë po ik,
E ti, zemër e dlirë, në lëndinë më prit,
Tek kroi në bjeshkë, aty ku buron,
Ku zemrat tona u lidhën përgjithmonë.
KËNGA QË KURRË NUK U SHUA...
Ditët me shi janë këngët e mia,
ato s’do të mbarojnë kurrë…
se fundi i tyre do të jetë funerali im.
Pres me mall ribashkimin e viteve,
të dëgjoj sërish melodinë e zemrës sime.
Afër zjarrit, e humbur në kujtime,
shikoj flakën si vallëzon me ritmin e dashurisë.
E vera e kuqe që vrapon në damarët e mi,
si gjaku me tension të lartë.
Bashkë me zjarrin, në flakën e shumëfishtë,
rikujtoj lumturinë e përjetshme me mall.
Shpirti i trazuar, i frikësuar ndërkohë,
shëtit i vetëm, me plagë e me dhimbje,
në dhomën e errët të vetmisë…
Por kënga ime, sado që të digjet,
nuk shuhet kurrë,
se lindë çdo herë nga hiri i shpirtit tim.
QEFI QË VERBOKA
Fluturuat si zogj në krah të njëri-tjetrit,
ju krijesa pa vlera,
vallë, a do t’ju zë bashkë pranvera?
Për ju, tradhtia nuk peshon,
vapa e gushtit iku,
por juve s’ju bëhet vonë.
Dëshirat e errëta ju verbuan,
u mbështollët në një trup
si mishi me thua.
U bëtë heronj për një amanet të rremë,
“heroi i vetëshpallur” ka për t’ju nemë!
Në ëndërr do t’ju vijë:
e do t’ju mallkojnë zogjtë e mi,
kush i shpartalloi?
Se unë këtë gjë
do ta bëja kur isha i gjallë!
Por për mua s’ka pasur peshë
bashkimi kombëtar.
O ju krijesa pa vlera kombëtare,
në emër të patriotizmit po bëni pazare!
Shpejt do të pendoheni
për veprat pa vlerë,
bota s’është e verbër,
çdo gjë në dritë do të del.
Eh, qefi qenka i shtrenjtë,
këtë s’e paskam ditë!
Por juve të shkretëve
ju paskan verbuar sytë.
Si nuk po ju vjen rëndë për këtë gjest,
fëmijët e bashkëshortsinë
çdo ditë po i preni në besë.
Eh, qefi, po, ti verboke sytë!
Medet o medet!
MOS PËRDHOS EMRIN TIM
(Kushtuar Azem Shkrelit)
Sa shumë kthesa e bregore,
Fusha, male plot gjelbërim,
Mbushur plot me shtojzovalle,
Është i bukur vendi im.
Shoh qiellin plot me re,
Vallë ç’të gjeti, vendi im?
Plotë laraska shtegtojnë me klithma,
Po “vajtojnë” me pikëllim.
Ulërojnë, lëshojnë sokëllimë,
Ngrihen dolli mbi emrin tim.
Ah, sikur të ngrihesha njëherë nga varri,
Si luftëtari Konstantin,
Drejt në Shkrel të shkoj vetëtimë!
Më mbaj, o dhé, mos m’i shtrydh eshtrat,
Mos m’i lëkund, mos m’i trazo.
Emrin tim mos ma përmend!
Vallë, a lashë pas unë dikë
Që përbuz kujtimin tim?
A ka njeri në këtë dhé
Që t’i ndalë këta faqezinjë?
Ju, ku jeni, fëmijët e mi?
Pse duroni këto marrëzi?
Pse lejoni të më nënçmojnë,
Edhe të vdekur qetësinë ma prishin?
Ngrihuni pra, kundërshtoni,
Mos ta përdhosin emrin tim,
Se këto shkrepa kafshojnë përbuzjen.
O Ti, Shkreli im,
Ruaje emrin tënd,
Që është edhe emri im!
Friday, November 7, 2025
Mirushe H.MUSA - FAMILJA LEGJENDARE
![]() |
| Mirushe H.MUSA |
Familja Legjendare
Nanë Zahidja shqiponjë krenare,
Rritë n'Prekaz një familje t'madhe
Luftojnë burrat me fëmijë e gra,
Nëpër plumba bëhen mur në kala.
Bacë Shabani, ai trim kreshnik,
Por si malet në këmbë u ngrit.
Plaku i urtë në ballë të oxhakut,
Veç me pushkë tha: Ruhet pragu."
Në Prekaz në atë Kështjellë,
Me dinakëri hasmi bën rrethimin.
E gjithë familja futet në betejë,
Me hy ne kullë s'e lejon armikun.
Me këngë Ademi nis me luftue,
"Nuk mposhtem nga asnjë armik.
Letë ecë gjeku si lum e përrue,
Në kulla s'vdesin burrat me plis.
Shkrep mbi tanke, gjylet e topit,
Kjo është kulla e Gjergj Kastriotit.
Keq ke hyrë, mor shkja, në valle,
Kjo tokë është Shqipëri e madhe.
Po thërret Hamza si petrit mali,
Unë tha jam mik i Marash Palit.
Që luftoi në saraje të Shkodrës,
Sulltanve të turkut u vuri zjarrin.
Autokton jemi në trojet tona,
Na tregon plisi dhe shqiponja.
Pellgu i ujit rrjedh burim tjetër,
Jemi Pellazg, populli më i vjetër.
Prapë vjen marsi sjellë pranverë,
Lule të reja në konak kanë çelë.
Oxhaku i vjetër tymon tym të zi,
Djepat në Prekaz lindin filiza të ri.
Me 7 nëntor 2025 nga Gjermania
Kimete Krasniqi - Buqetë poetike
![]() |
| Kimete KRASNIQI |
FLUTURO DALLËNDYSHE
Fluturo dallëndyshe,
Kalo mbi atë qiell,
Rrezo sikur hënë,
E ndriço si diell.
Fluturo mbi male,
Mbi lisa të lartë,
Bëje strofullin tënd,
Në atë vend të artë.
Fluturo mbi fusha,
Me lule e gjelbërim,
Të fala me shëndet,
Mi bën vendit tim.
Shko rreth shtëpisë time,
Ndalu mbi çati,
Këndo këngë të bukura,
Më t’bukurat që i di ti.
Kur t ‘ndjehesh e lodhur,
Zbrit në atë oborr,
Në kopshtin bukur,
Si nuse me kurorë.
Ndalo te burimi,
Ndër hije në mal,
Fresko krahët tu,
Me ujë qelibar.
M’i fal edhe mua,
Ata krahë një ditë,
T‘ngrihem mbi atë vend,
T’i jap rreze e dritë.
TI MOJ ERË
Ti moj erë që fryen nga mali,
E me vete sjell freskinë,
Ma gëzo sot zemrën time,
Më dhuro gjithë dashurinë.
Mos e merr me vete borën,
Të më ngrini me acar,
Fryj nga jugu e më sjell verën,
Veq ngrohtësi dua të marr.
Mos e sjell shiun e vjeshtës,
N’pika loti të më ngjajnë,
Valëzo leht si valët e detit,
Ma qetëso shpirtin e bardh.
Mos i sjell ato re t’zeza,
Dritën e diellit të ma ndalin,
Më dhuro lule të bukura,
Veq aromën të ma falin.
Merr me vete rrezën e hënes,
Netët e errëta t’mi ndriqoj,
Atje lart më sjell dhe mua,
T’bëhem yll e t’a shoqëroj.
Nga atje kemi ardh…..
Shiko bija ime,
Nga atje ku dielli lind,
Si një zog shtegtar,
Kam ardhur një ditë.
Atje bija ime,
Hëna ku bën dritë,
Në atë vend të bukur,
S‘pari hapa sytë.
Si ti që je sot,
Atje e vogël isha,
Atje larg shumë larg,
Shtatin tim e rrita.
Atje kam pirë ujin,
Që rrjedh në shpatije,
I pastër si loti,
I ftohur ndër hije.
Atje ndër atë qiell,
Me yje plot,
Atje shumë kam qeshur,
Shumë kam derdhur lot.
Atje bija ime,
Ku prindërit i kam,
Me shumë dashuri,
Emrin ma kanë dhënë.
Atje n’ato fusha,
Në ato rrugë malore,
Atje i kam kujtimet,
Më t’bukura rinore.
Pranë atyre maleve,
Gjendet një shtëpi,
Atje shumë kam lozur,
Kur kam qenë fëmijë.
Në atë vend të bukur,
Kalova rininë,
Atje për herë t’parë,
Ndjeva dashurinë.
Dëgjo bija ime,
Unë po të jap fjalë,
Një ditë do të kthehemi,
Andej nga kem ardhë.
Atje do të kthehem,
Në atë vend të bardhë,
Se në tokën time,
Dua t’kem një varr.
NUK U DORËZOVA NË JETË
Nuk u dorëzova as kur arsye pata,
Acarin shkriva nganjëherë me lot,
Edhe kur diell nuk kishte për mua,
Kurrë nuk u bëra se kisha të ftohët.
Zhgënjimet i gëlltita nganjherë të tëra,
Vazhdova rrugën e kurr nuk u ndala,
As shiun me shtërngatë nuk e përfilla,
As orteket e borës që kisha përpara.
Nuk e di forcën shpesh ku e gjeja,
Që shpirtin e lënduar të mbushi fuqi,
E çmendur isha nga ato që dëgjoja,
E gjërat e liga nuk kishin kufi.
Por si me magji edhe kohën e ndërroja
Dallgët e zeza i shpërndaja lehtë,
E diellin afrova mbi supet e mia,
E kurrë s’u dorëzova moj e bukura jetë.
AH JETË
Ah jetë o jetë….
Herë më vjen rëndë,
E herë më vjen e lehtë,
Herë më vjenë si puhizë,
Që më sjell freski,
Herë më vjen si mjegullë,
Mi vërbon këta sy,
E kur me re të zeza,
E mbulon atë qiell,
Më sjellë shumë të ftohët,
Kur më ndalë atë diell,
Ah jetë o jetë….
Përse je kaq e vështirë,
Askush në këtë botë,
Nuk don të t’sheh mirë,
E dallgët e tua,
Shpesh m’bëjn të mërzitem,
Gurët që mi hedhin,
Nuk më lënë të ngritem,
Kur ndjehem e lodhur,
E shoh sa kam gabuar,
Shumë njerëzve n‘këtë botë,
Me shpirt u kam besuar,
E mbes në dilemë,
Si duhët të veproj,
Mos t’i zgjas kujt dorën?
Apo prap të ndihmoj?
Kësaj formule të vështirë,
Nuk mund t’i gjej zgjidhje,
Mendimeve të trubullta,
Fundi nuk u vije.
Ah jetë o jetë….
Saherë më ngushton,
Kur me njerëz të ligë,
Rrugët mi ngatërron,
Eci si e humbur,
Me kokën rënduar,
E gabimet e mia,
Më bëjn për t’mësuar,
Se ata që i ke dashur,
Atyre që u ke besuar,
Në kohët më të vështira,
Gjithë t’ligë janë treguar,
DATË E SHKRUAR NË HISTORI
Atë ditë n’këmbë u ngrit Ismaili,
Burri i urtë me mjekërr t’bardhë,
Se kjo tokë zot i ka shqipet,
Me i tregu gjithë botës mbarë.
U nisë plaku për në Vlorë,
Bashk me burrat e Shqipërisë,
Mbi këto toka përgjithmonë,
Me i mbjellë rrënjet e lirisë,
Ushtoi kënga e ra kushtrimi,
N’këmbë u ngrit gjithë Shqiptaria,
Shkupi Struga e Ulqini,
Gjithë Kosova e Çamëria.
T’gjithë të bashkuar kokë më kokë,
N’dorë flamurin kuq e zi,
Pavarësinë në Vlorë e shpallën,
Rrnofsh sa malet o Shqipëri!







